“X Factor”, pas sfides me Antonelen, largohet Petro

Postuar më:
“X factor Albania”, ka shenuar nje tjeter mbremje suksesi dhe emocioni! 10 finalistet e mbetur ne gare, kane dhene me te miren e tyre jo vetem per te vijuar konkurrimin, por edhe per te qene me te miret e mbremjes. Edhe me tensionuese e ka bere sfiden mes tyre tashme, hapja e votimit online ne “Facebook”, gje qe ka shenuar nje “brom” te vertete ndjekesish dhe komentuesish ne kete rrjet social. Duke arritur ne 100 mije ndjekes ne faqen “X Factor Albania”, ne kete media sociale. Per here te pare kete edicion, prezantuesja Alketa Vejsiu, i eshte rikthyer muzikes, duke interpretuar se bashku me fituesen e “X Factor Albania 1”, Sheila Haxhiraj dhe finalistet e ketij viti, kengen “I Was Here” (Une kam qene ketu) nga Beyonce.   Nje interpretim i mirepritur si nga publiku qe e ndoqi “live” ne teatrin Klan, ashtu edhe ai ne shtepi. Nderkaq, konkurrentet edhe kete nate sollen interpretime, kenge te dekadave te fundit, por edhe aktuale, nje album plot hite te kuruara mjeshterisht nga Vera Grabocka, me performanca te rralla deri me sot ne spektaklet shqiptare! Ne nje atmosfere dritash e ngjyrash qe i afron gjithmone e me teper me majat e prodhimeve me prestigjioze ne bote dhe nje seri performancash te reja per ekranet shqiptare, “X Factor Albania”, eshte nje mundesi qe garanton te ardhme te shkelqyer per keta te rinj. Mes tyre gjendet ylli i ri i muzikes shqiptare, fituesi i edicionit te dyte te “X factor Albania”. Mos e humbisni evenimentin muzikor, cdo te diel ne superfuqine Klan. Sfida Edhe kete jave ne showdown, jane perballur dy mentoret e jurise, Tuna me Antonelen dhe Soni Malaj me Petron. Ndersa per Antonelen, kjo ishte hera e pare ne sfide, per Petron ky showdown i dyte, ka qene fatal duke perfunduar konkurrimin ne “X- Factor”. Duke e konsideruar si eksperiencen me te mire te tij, Petro tha: “Eshte nje nder eksperiencat me te vecanta per mua! Ishte nder qe te isha pjese e dhjete finalisteve dhe kjo nuk do te thote se une do te ndaloj ketu, perkundrazi, me jep force qe te eci perpara ne rrugen qe kam nisur”. Nderkaq mentorja e tij, Soni Malaj, falenderoi nga ana e saj te gjithe fansat dhe mbeshtetesit e Petros, qe me votat e tyre e sollen Petron deri ne top-dhjeteshe. Risia Rekord klikimesh brenda nates, qindra komente ne cdo interpretim, i shtuan faqes zyrtare te “X Factor” nje numer te konsiderueshem fansash, duke e cuar ne 100 mije ndjekes, numrin e fansave ne “Facebook”. Kenget e performuara, hitet me te mira te momentit e kenge te paharruara te legjendave te muzikes boterore, te percjella ne nje stil te fresket dhe origjinal nga konkurrentet. Tani gara sa vjen dhe behet edhe me e forte, pasi numri po zvogelohet dhe sigurisht qe ato qe kane mbetur, jane edhe me te miret. Duke u rritur numri i ndjekesve ne “Facebook”, ndryshon edhe numri i fansave te konkurrenteve, gje qe e ben edhe me te veshtire nje parashikim te mundshem per nje emer konkret apo pretendenti per te fituar “X-Factor Albania 2”. Nje jave e ngarkuar provash ka nisur! Per t’u rikthyer te dielen qe vjen, me nje episod qe gjeneron emocion, surpriza dhe argetim, per te gjithe shikuesit e televizionit Klan dhe Klan HD.