X Factor: Fiton Arilena

Postuar më:
Spektakli i njohur televiziv “X Factor Albania” u përmbyll sonte me mbrëmjen finale, ku u shpall edhe fituesi i këtij edicioni.   Pas një gare prej rreth gjashtë muajsh, bazuar në votat e publikut, me titullin e më të mirës u kurorëzua Arilena Ara. Mentorja e saj, Altuna Sejdiu, pas shpalljes së rezultatit, u shpreh: "Arilena nuk ka nderuar vetëm Shkodrën e Shkupin, por gjithë shqiptarinë", duke u shprehur e bindur në suksesin e ardhshëm të saj.   Vendi i tretë i takoi grupit ‘’Natyral” që për mentor kishin këngëtarin Alban Skenderaj, ndërsa vendi i dytë Aldos, me mentore Soni Malaj.   [gallery ids="2834,2835,2836"]

Të ngjashme