“X Factor Albania”, show mbreselenes ne teatrin “Klan”

Postuar më:
Ndricim, shkelqim, nje skene e teknologjise se fundit dhe nje show mbreselenes ka qene ajo e mbremshmja ne televizionin Klan. "X factor Albania" ka celur siparin e neteve "live". 16 konkurrente kane interpretuar hit-e boterore ne versione te reja, duke rrembyer duartrokitjet e publikut ne salle dhe audiencen ne shtepite e gjithe shqiptareve. Alketa Vejsiu, drejtuesja e programit, me nje look modern, ka inauguruar skenen e re te "X Factor", e cila eshte investimi me i ri i televizionit Klan dhe qe ngjasonte me skenat e medha boterore. Te tilla kane qene edhe performancat e artisteve te rinj, te kuruara dhe te shoqeruara me koreografi perkatese, te cilet garojne per nje trofe vertet joshes. Nje CD nga "Sony Music", si dhe nje kontrate per nje vit imazh publicitar nga nje kompani biznesi do te fitoje fituesi i edicionit te pare te "X Factor Albania". Spektakli Nata e pare e "X Factor Albania" eshte celur me nje dedikim homazh per diven e muzikes boterore, Whitney Huston, ku per here te pare te 16 konkurrentet sollen baladen e saj "I will always love you". Nje gershetim profesional i zerave te konkurrenteve, te cilet realizuan nje version te mrekullueshem te kesaj kenge. Konkurrimin e ka nisur grupi i djemve "Classic Boys", tre djemte Jorgji (Korca), Ilsi (Shkodra) dhe Gerald (Diber), te cilet sollen nje nga himnet amerikane kengen "New York, New York". Ata kane goditur menjehere ne shenje ne kete dalje te pare, cka e treguan jo vetem duartrokitjet e publikut, por edhe vleresimi i jurise. E ne fakt juria e "X Factor" ka qene dje me ne forme se kurre. Pandi Laco, Vesa Luma, Juliana Pasha dhe Alban Skenderaj, te veshur me mjaft klas kane dhene gjykime dhe vleresime te merituara per cdo konkurrent. Gara ka vijuar me kategorine e djemve, Anxhelon e pas tij jane ngjitur me radhe gjithe konkurrentet, Geraldi, Festina, Savjana, Amarildo, "Red Roses", Matilda, Arianiti, grupi "X", Xhesika, Lirije, Besa, "Focus", Sheila, Kristo. Si gjithmone, rrezatuese ka qene prezantuesja e programit Alketa Vejsiu, e cila erdhi krejt ndryshe, me e fresket se asnjehere duke treguar se "X Factor" eshte nje spektakel qe i shkonte shume per shtat natyres se saj energjike. E kuruar ne cdo detaj, duke nisur nga fustani qe mbante vulen e stilistes se njohur Enada At'Nikolla, "look" i realizuar nga profesionistja e "make up" dhe grimit Lili. Elokuenca dhe zhdervjelltesia e saj eshte verifikuar edhe nje here duke demonstruar se skena eshte toka e saj! Audienca Nata ka qene e mbushur me emocion, por edhe me batuta te anetareve te jurise, ndersa vete konkurrentet e emocionuar kane dhene ndjesite e para te daljes se tyre ne skene. Vemendja e shqiptareve dje ka qene tejet e madhe, kjo jo vetem prej faktit se shtrirja gjeografike e konkurrenteve i kalonte kufijte administrativ te Shqiperise, por se kjo gje u verifikua edhe nga mesazhet telefonike qe vinin nga cdo cep i botes, kudo ku ka shqiptare. Nje tjeter tregues i audiences se madhe u deshmua edhe ne rrjetet sociale "Facebook" dhe "Twitter", te "X Factor Albania", ku ndjekesit dhe komentuesit kane thyer rekorde. Ne kete sipermarrje gjigante te televizionit Klan regjia ka ardhur nga mjeshtrja Vera Grabocka, e cila, se bashku me stafin e saj, ka sjelle spektaklin ne nje kendveshtrim krejt te ri dhe mjaft europian. Gje, e cila u vu re qe ne fazen e pare te audicioneve ne fakt dhe na u deshmua edhe me fuqishem kete te diel, kur syte e gjithe shqiptareve kudo qe jetojne u fokusuan vetem ne Klan. Ne nje transmetim per here te pare ne teknologjine HD. Skenografia e realizuar nga Gaetano Castello, ndricimi nga Marcello Jazzeti, performancat e kuruara nga koreografi Albi Nako, treguan perkushtimin dhe seriozitetin qe i eshte kushtuar "X Factor Albania", e cila per here te pare kete vit, se bashku me Shtetet e Bashkuara te Amerikes, u be pjese e hartes ku "X Factor" transmetohet. Publiku nga shtepia ka votuar te 16 konkurrentet, te cilet mbanin kodet perkatese qe nisnin nga "X 1" deri ne "X 16" sipas radhes se performancave te nates se pare. Kode qe do te jene te pandryshueshme deri ne perfundim te spektaklit. Nje nga surprizat e nates se mbremshme ishte edhe fakti qe nuk pati eliminim per naten e pare te konkurrenteve. Pavaresisht votimit, asnje prej tyre nuk u skualifikua. Ata do te vijojne garen javes se ardhshme, ku konkurrenca do te behet shume e ashper!

Të ngjashme