X factor Albania nisin netët ‘live’

Postuar më:
16 konkurrentët finalist të X Factor Albania kanë interpetuar dje në mbrëmje për herë të parë ‘live’ në skenën madhështore të Teatrit Klan. Ashtu siç edhe ishte anonçuar programi ‘hit’ në mbarë botën ka ardhur në një skenë ultra modern, në një transmetim për herë të parë High Definition. Alketa Vejsiu, drejtuesja e programit më në formë se kurrë, ka inaguruar skenën e re, ndërsa 16 finalistët kanë çelur natën me një himn dedikuar divës botërore Whitney Huston. Juria e programit, Pandi Laço, Vesa Luma, Juliana Pasha dhe Alban Skënderaj tashmë në rolin e mentorëve janë shfaqur dje krejt ndryshe në stil dhe në gjykimet që kanë dhënë për konkurrentët. Në skenë janë ngjitur Classic Boyes, “X”, “Red Roses” dhe “Focus” nga kategoria e grupeve me mentor Pandi Laço; Besa Breca, Matilda Shushari, Lirije Rashiti dhe Gerald Zyfi nga kategoria e mbi 23 vjeç, me mentore Vesa Lumën. Në kategorinë vajza, Savjana Vjerdha, Sheila Haxhiraj, Xhesika Pollo dhe Festina Mezini të skuadrës së Juliana Pasha. Dhe në kategorinë djem Alban Skënderaj është përfaqësuar me Arianit Bellopojën, Amarildo Shahinaj, Kristo Thana dhe Anxhelo Miho. Të 16 konkurrentët në performancën e tyre të parë skenike kanë interpretuar në versione krejt origjinale dhe befasuese për audicencën hite botërore, që u mirëpritën nga audience dhe publiku në sallë, që I duartrokiti gjatë. Programi nën regjinë e Vera Grabockës ka sjellë një concept krejt të ri televiziv, gjë që u duk tek çdo performancë e këngëtarëve, të cilat ishin të shoqëruara me një miniregji. Skenografia e realizuar nga Gaetano Castelli (Skenograf I Rai Uno, në Itali dhe Sanremos së këtij viti) dhe ndriçimi nga Marcello Jazzeti (Drejtor Fotografie I X Factor Italia) ishin pika të fortë të këtij spektakli, që sollën një skenë tërësisht europiane. vlerësimi I finalsitëve është bërë përmes votimit të publikut me mesazhe telefonike, ku konkurrentët mbanin kode nga “X 1” deri në “X 16”. Këto kode nuk do të ndryshojnë deri në fund të spektaklit, pavarësisht skualifikimit të konkurrentëve. Çdo javë një konkurrenti më pak I votuar eleminohet nga gara, ndërsa fituesi do të shpallet në fund të 15 javëve spektakël.

Të ngjashme