“X-Factor Albania” edhe Sardi nuk e mundi dot Antonelen

Postuar më:
Performanca te rralla, te ngjashme me ato te artisteve boterore kane qene ato te mbremjes se te dieles ne talent-shoun me te njohur dhe te ndjekur “X-Factor Albania”. Sa me shume i afrohemi fundit, aq me e ashper behet gara dhe te shtate konkurrentet kane sjelle interpretime unike, si profesioniste te vertete te muzikes, tashme duke zoteruar skenen me performancat e tyre, te cilat rrembejne jo vetem vemendjen e publikut, por duke vene ne veshtiresi jurine, vecanerisht ne momentet e showdown-it. Ashtu sic ndodhi edhe kete te diel ku u perballen Sardi nga Kategoria e djemve me mentor Soni Malaj dhe Antonela nga kategoria e vajzave me mentor Tuna. “X-factor” eshte gjithcka mes drames se nje artisti, kete e verifikoi edhe konkurrimi mes Antoneles e Sardit, nje beteje e forte ku votimi i jurise coi ne shtepi Sardin, zgjedhje sigurisht qe pati edhe disa debate te vogla. Si per Sardin ashtu edhe per Antonelen, nuk ishte hera e pare qe dilnin ne showdown, por teksa Antonela doli edhe nje here triumfuese, per Sardin endrra e madhe, u nderpre ketu. Ne fjalet e tij te fundit ai falenderoi mentoren e tij Soni Malaj dhe mbi te gjitha televizionin Klan, qe i ka dhene te gjithe te rinjve pjesemarres ne kete talent-show, nje mundesi dhe shans shume te madh. Ndersa Mentorja e tij Soni, me lot ne sy e quajti te parakohshme largimi e Sardit nga gara, por gjithsesi falenderoi publikun qe e kishte mbeshtetur aq shume Sardin, jo vetem duke e ndjekur “live” ne skene, por edhe nepermjet sms-ve.   Te ftuarit speciale Superspektakli ka kulmuar me dy te ftuar speciale, kengetaren Era Rusi, profesionisten e muzikes “live”, e cila eshte edhe vocal coach i kategorise No Limit, si dhe kengetaren e suksesshme nga Kosova, Flaka Krelani. Interpretime keto te mirepritura nga publiku e te kuruara mjeshterisht nga Vera Grabocka, nen efektet speciale te ndricimit nga profesionistet Marcelo Jazzeti e Olsi Tufa. Nderkaq popullariteti i “X-Factor Albania”, eshte rritur ndjeshem ne gjithe hapesiren kudo ku ka shqiptare. Tregues real i kesaj jane ndjekesit ne rrjetin social “Facebook”, ku aktualisht ka plot 130 mije ndjekes, ndersa leximi i komenteve nga prezantuesja Alketa Vejsiu, e ka bere edhe me interaktive kete faqe. Talent-shou “X-factor Albania” vijon rrugetimin e tij drejt finales se madhe me 6 konkurrente tashme, Arilena, Aldo, “Natyral”, Kanita, “Ksal” dhe Antonela. Njeri prej tyre do te jete fituesi i edicionit te dyte te “X-Factor Albania”, evenimenti me i madh muzikor ne vend, i cili garanton jo vetem emocionet e nje gare te forte, por edhe te nje superspektakli. Edhe tre jave na ndajne nga nata e madhe e finales, e cila do te mbahet me 31 mars ne teatrin “Klan”, nje superprodhim i televizionit Klan dhe ne transmetim HD.  Koha Jone