“X Factor Albania 2″, Soni Malaj zevendeson Juliana Pashen

Postuar më:
Dy vite më parë, jeta e këngëtares Soni Malaj ndryshoi. Ajo u njoh me Mirkon, balerinin që e shoqëronte në vallëzimet e “Dancing With The Stars”, u dashurua, u fejua, u martua, dhe u largua bashkë me Mirkon në një shtet tjetër.
Ata vendosën të nisin një jetë të re në Spanjë. Gjatë qëndrimit atje, Soni u shkëput nga aktiviteti i saj muzikor (ndonëse jo plotësisht, ka sjellë klipe të reja) dhe u përqendrua tek familja, sepse shpejt ata u bënë prindër. Erdhi në jetë Ana! Kur kemi realizuar intervistën e parë me të, pak pasi u bë nënë, Soni na ka treguar që ndjen mall për Shqipërinë, për skenën, por gjithsesi jetën e saj private na tha se donte ta ndërtonte në Spanjë dhe kështu nuk na la kurrë një datë kthimi.
Pas dy vjetësh, “talent show” i suksesshëm “X Factor” bëri të mundur që Soni Malaj më në fund të vendoste datën e kthimit. Këto muaj ajo do të qëndrojë bashkë me familjen e saj në kryeqytet dhe do të jetë pjesë e jurisë së këtij spektakli. Veç Sonit, mësohet ndërkohë se në jurinë e audicioneve të para të “X Factor” që janë bërë në Tiranë kanë qenë edhe Tuna, Pandi Laço e Bojken Lako. Megjithatë, ende nuk dihet në kjo do të jetë juria përfundimtare e këtij konkursi talentesh.