“X Factor” afer finales, largohet mes loteve Elisa

Postuar më:
“X Factor Albania” superspektakli ne Tv Klan, ka shenuar nje tjeter rekord shikueshmerie, ku vetem te dielen e spektaklit, iu shtuan 10 mije fansa ne rrjetin social “Facebook”. Tashme spektakli qe ka pushtuar mijera teleshikues brenda dhe jashte trojeve shqiptare, ka mberritur ne top 10-shen e konkurrenteve me te mire. Gara tani behet edhe me emocionuese, duke ju afruar gjithmone e me teper finales.   “Countdowni ka filluar! Ne lufte jane kater skuadra te drejtuara nga 4 mentore, qe ndajne fitoret dhe humbjet me konkurrentet e tyre. E vecanta e ketij spektakli eshte se “X Factor”, ndiqet kudo mbremjet e se dielave, ne cdo shtepi, ne bare apo online. Kete gje e vertetojne me se miri te gjitha rrjetet sociale, ku fokus jane vetem talentet e “X Factor”. Ata jane heronjte e brezit te tyre qe frymezojne te gjithe ata qe kane talent te guxojne dhe te provojne veten, ne nje shans unikal.   Sfida Nje karriere per te cilen investohet energji, profesionalizem, kreativitet dhe teknologji qe ekzalton perfomancat. Ne nje atmosfere dritash e ngjyrash qe i afron gjithmone e me teper me majat e prodhimeve me prestigjioze ne bote dhe nje seri performancash te reja per ekranet shqiptare, “X Factor Albania” eshte nje mundesi qe garanton te ardhme te shkelqyer per keta te rinj. Edhe kete te diel, erdhi sfida midis Petros dhe Elises, qe do te perjashtonte nga gara Elisen nga kategoria e vajzave, nje moment ky i shoqeruar me lot dhe emocion nga konkurrentet e tjere. Duke e konsideruar si eksperiencen me te mire te saj Elisa tha, “Eshte nje nder eksperiencat me te vecanta per mua! Do te me mungoje “X Factor”, kritikat dhe vleresimet e jurise”, – theksoi Elisa.   Risia Risia e ketij spektakli ne mbremjen e se dieles, eshte futja e kerkimit online duke nisur nga java qe vjen. Rekord klikimesh brenda nates, qindra komente ne cdo interpretim i shtuan faqes zyrtare te “X Factor” edhe 10 mije fansa brenda nje nate. Kenget e performuara, hitet me te mira te momentit e kenge te paharruara te legjendave te muzikes boterore te percjella ne nje stil te fresket dhe origjinal nga konkurrentet. Nje jave e ngarkuar provash ka nisur! Per t’u rikthyer te dielen qe vjen, me nje episod qe gjeneron emocion, surpriza dhe argetim per te gjithe shikuesit e televizionit Klan dhe Klan HD.

Të ngjashme