“X-Factor 2”, Albani ne veshtiresi per zgjedhjet e grupeve

Postuar më:
Ethet e gares ndihen tashme edhe mes anetareve te panelit te jurise, te cilet nuk i kane kursyer polemikat mes njeri-tjetrit per te mbrojtur plot zjarr kategorite perkatese dhe konkurrentet e tyre, te cilet zvogelohen nga java ne jave. Por, nje moment qe ndezi nje debat dhe tension te vertete ne kete panel, ishte kur mentori i Egzones, Pandi Laco, i cili hodhi nje teze ne mbrojtje te kengetares se tij, por duke ofenduar ne nje fare menyre anetaren tjeter te jurise Soni Malaj. Keshtu Egzona solli per konkurrim nje fragment nga nje mjuzikell, rol te cilin e ka interpretuar edhe Soni ne skene, pasi eshte vene edhe ne skenat shqiptare. Dhe pyetjes se Alketes, nese Egzona e kendoi me mire, njesoj, apo me keq se ajo, Soni ju pergjigj “nuk mund te them asgje, sepse secila e kendon sipas menyres se saj. Por do te them vetem se Egzona, duhet te ishte pak me e gjalle, sepse ne momente te caktuara, ndoshta edhe nga levizjet qe bente ne skene, kishte momente qe humbte”. Menjehere reagoi mentori Pandi Laco, i cila tha “Pyetjes tende Alketa, po i pergjigjem une. Soni e ka kenduar me mire, sepse mjuzikell-at tek neve, nuk jane “live”, por interpretohen me playback. Per kete arsye kengetaret jane me aktive edhe ne levizjet e tyre dhe nuk humbin nga zeri”. Ende pa mbaruar fjalen Pandi, reagimi i Sonit ishte i menjehershem, e cila me nota nervozizmi, u shfajesua duke i thene se nuk eshte faji i kengetareve qe produksionet nuk kane mundesi teknike per te nxjerre nje mjuzikell “live”. “Une kam shume vite ne skene dhe publiku e di shume mire, sepse me njeh, si kendoj une “live”, ishin fjalet e Sonit, e cila nuk degjonte, nderkohe qe Pandi vazhdonte te fliste duke i thene se nuk e kishte personale ate qe tha, vetem se donte qe te bente ndryshimin per hir te se vertetes dhe sigurisht qe te mbronte kategorine e tij. Pas nje perqafimi miqesor mes artisteve, ne fund gjithcka vazhdoi normalisht, pa sfumuar aspak shkelqimin e superspektaklit me te ndjekur te te dielave mbrema ne ekranet e shqiptareve. Eliminimi Ai qe ka perjetuar tensionin me te madh mbremjen e se dieles, ka qene mentori i grupeve, Albani. Vetem nje jave me pare u duk se kategoria me e forte e momentit ishin grupet, per vete faktin se kishin mbetur tre te tille ende ne gare. Por, nje jave me pas, ato qe rrezikonin ishin pikerisht dy grupet. “Natyral” dhe “Soul Sisters”, kaluan ne showdown, prej te cileve, grupi i vajzave “Soul Sisters”, la konkurrimin. Per vajzat, ky nuk ishte nje moment shume i bukur, por ato arriten te realizojne endrren e madhe ne muzike, te jene finaliste ne “X Factor Albania”. Keshtu e kontaktuar nga gazeta jone, njera prej vajzat e grupit “Soul Sister”, pikerisht Melani, tha “U merzita ne fakt shume, por me kaloi shpejt, sepse ky nuk ishte nje fund per ne, por fillimi i karrieres sone, te cilen na e mundesoi ky talent-shou i mrekullueshem, sigurisht qe ne do te perpiqemi qe edhe me tej te vazhdojme rrugen qe kemi nisur”. Nje gje te tille ne fakt e ka mbeshtetur edhe mentori i tyre Alban Skenderaj, i cili tha se ato nuk duhet ta shohin eliminimin nga gara si fundin, por si fillimin e nje karriere artistike, qe sapo ka filluar. Risia E ka bere edhe me interaktive votimin, celja prej dy javesh e votimit edhe ne rrjetin social “Facebook”, ku komentuesit edhe ndjekesit shtohen ndjeshem, duke e kthyer keshtu faqen e “X Factor Albania”, nje nga me te ndjekurat aktualisht ne gjithe hapesiren shqiptare, me gati 110 mije ndjekes, ndersa plot 65 mije ndjekes, jane komentues te rregullt te kesaj faqeje.