Vibratori i Tunës

Postuar më:

Ndoshta këngëtarja Tuna i ka qejf skandalet dhe për këtë kjo është në natyrën e saj. Këngëtarja gjatë “X Factor” disa herë ka pasur problem me telefonin e saj, të cilin e kishte me vibrim dhe siç tha ajo në vend shumë të papërshtatshëm.

Se Altuna Sejdiu – Tuna ia ka ëndja të provokojë me gjeste erotike kjo tashmë nuk është e panjohur.   Pasi preku zogun në publik, ajo ka vazhduar edhe me një gjë tjetër që duhet të bie edhe në sy të producentëve të “X Factor Albania”, pasi në spektaklet live nuk është mirë që telefonat celularë të jenë të lëshuar pasi që mund të krijojnë foni në skenë.   Në vitin 2012 Tuna u bë subjekt i të gjitha medieve me videon e saj “I asaj”, e cila është klikuar nga 6 milionë njerëz në youtube.com.   Ajo kishte prekur zogun gjatë këtij videoklipi një gjë që këngëtarja Rihanna e kishte bërë më parë gjatë një koncerti, por jo edhe në videoklip. Por, kjo nuk i ka interesuar shumë Tunës.   Tuna, e cila është anëtare e jurisë në “X Factor”, nuk e ka lëshuar mundësinë për të krijuar skena seksi, duke filluar nga (zh)veshje seksi, por edhe me batuta të natyrës seksuale. E fundit ishte një telefon që më sa duket këngëtarja e kishte vënë në një vend të papërshtatshëm, e në të cilin vazhdimisht vinin mesazhe telefonike.   “Faleminderit gjithë miqve që mua po me shkruajnë në këto momente në telefon, sepse e kam me vete këtu në karrige dhe po komplementojnë për të gjithë konkurrentet sonte. Mundësisht, mos e bëni këtë tani sepse e kam vënë telefonin në vibrim dhe në vend shumë të papërshtatshëm (qesh)… faleminderit shumë!”, ishte komenti i Tunës pas paraqitjes së Egzonës në “X Factor” herën e fundit.

Të ngjashme