Tuna në jurinë e “X Factor”

Postuar më:
Spektakli “X factor Albania” këtë vit do të nisë transmetimin në ekranet televizive në vjeshtë, ndryshe nga sezoni i kaluar. Përveç Alketa Vejsiut, e cila udhëheq këtë show me regji të Vera Grabockës, ka kohë që kanë nisur diskutimet për emrat e anëtarëve të jurisë, apo mentorëve, siç jemi mësuar t’i quajmë në këtë shfaqje televizive. Derisa janë përfolur emra të shumtë nga skena muzikore shqiptare, dikush tashmë, siç raporton vipnews, jozyrtarisht ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë edicion. Këngëtarja shkupjane, Altuna Sejdiu, në rrjetet e saj sociale ka publikuar një fotografi të sajën, në sfond të së cilës shihet logo e X Factor, me mbishkrimin : "X Factor Albania, edicioni i 2-të". Gjatë spektaklit të kaluar nga kjo garë u bënë të njohur emra dhe grupe, si: Grupi X, Festina Mejzini, Kristo Thana, Gerald Zyfi etj. Fituesja e “X factor Albania”, Sheila Haxhiraj, bashkë me çmimin, fitoi të drejtën të realizojë një CD me gjithë interpretimet në “X Factor”, e cila do të shpërndahej nga “Sony Music”.Shkup, 25 shtator - Spektakli “X factor Albania” këtë vit do të nisë transmetimin në ekranet televizive në vjeshtë, ndryshe nga sezoni i kaluar. Përveç Alketa Vejsiut, e cila udhëheq këtë show me regji të Vera Grabockës, ka kohë që kanë nisur diskutimet për emrat e anëtarëve të jurisë, apo mentorëve, siç jemi mësuar t’i quajmë në këtë shfaqje televizive. Derisa janë përfolur emra të shumtë nga skena muzikore shqiptare, dikush tashmë, siç raporton vipnews, jozyrtarisht ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë edicion. Këngëtarja shkupjane, Altuna Sejdiu, në rrjetet e saj sociale ka publikuar një fotografi të sajën, në sfond të së cilës shihet logo e X Factor, me mbishkrimin : "X Factor Albania, edicioni i 2-të". Gjatë spektaklit të kaluar nga kjo garë u bënë të njohur emra dhe grupe, si: Grupi X, Festina Mejzini, Kristo Thana, Gerald Zyfi etj. Fituesja e “X factor Albania”, Sheila Haxhiraj, bashkë me çmimin, fitoi të drejtën të realizojë një CD me gjithë interpretimet në “X Factor”, e cila do të shpërndahej nga “Sony Music”.