Tuna e shndërron “X Factor” në “Sexy Factor”

Postuar më:
Si mentore e grupit të vajzave në “ X Factor” në Shqipëri, mbrëmë gjatë netëve live të spektaklit, Tuna është përkujdesur që të bëjë një paraqitje sa më elektrike në skenë.   Këngëtarja ka pasur veshur një kostum mjaftë elegant por që ishte shumë i hapur tek gjoksi, gati të zbulonte më shumë se që duhej.   Me epitetin e një nga artisteve më seksi të estradës, Tuna mbrëmë është dukur vërtetë një “sexy factor” duke i shtuar glamur mbrëmjes.   Kur jemi tek ,“X Factor”, për këngëtaren nata e mbrëmshme ka qenë shumë e suksesshme pasi që, të gjitha vajzat nga grupi i saj kanë arritë ti shpëtojnë eliminimit, duke siguruar edhe një biletë për në natën e dytë live të spektaklit e që do të jetë të dielën e ardhshme.