Transmetimi i programit “X Factor Albania

Postuar më:
Transmetimi i programit “X Factor Albania” nis me audicionet nëpër gjithë Shqipërinë (Vlorë, Shkodër, Elbasan, Tiranë), fazën ‘Bootcamp’, dhe përzgjedhjen për në finale në Vilat e Anëtarëve të Jurisë. 16 finalistët; 4 vajza, 4 djem, 4 grupe dhe 4 konkurrentë (vajza dhe djem) mbi moshën 23 vjeç janë përzgjedhur nga juria për të kaluar në netët e show-t, në një garë që nuk ka për të qenë aspak e lehtë! Anëtarët e jurisë; skenaristin dhe producentin Pandi Laço, këngëtarët Alban Skënderaj, Juliana Pasha dhe Vesa Luma në transmetimet ‘live’ do të marrin pozicionin e Mentorit, duke qenë në votim nga publiku së bashku me konkurrentët. Programi ‘hit’ në gjithë botën “X Factor” vjen në Shqipëri nën produksionin e Televizionit Kombetar Klan i cili do te servire nje nga Studiot me teknologjike te para ndonjehere ne Shqiperi e Ballkan. Me nje spot shume europian te gjithe presin me kersheri fillimin e serialit. Nga 8 Janari ON AIR: "X Factor Albania" Nje sukses i padiskutueshem, ne RTVKLAN!

Të ngjashme