Soni Malaj: Pjesemarrja e saj ne X Factor

Postuar më:
Gati dy vjet më parë u largua nga vendi per t'iu kushtuar jetës së saj familjare. Dashuria për Mirkon, balerinin italian që rrëmbeu zemrën e këngëtares "hit" në vënd, e më tej mëmësia, gëzimi që i ka falur Anna e vogël e larguan Soni Malajn nga skena Shqipëtare për tu rikthyer edhe njëherë por kësaj here më me shumë përgjegjësi, dhe më me shumë angazhime. Soni këtë sezon është ulur në panelin e jurisë dhe me sa duket po e realizon në mënyrën më të mirë rolin e marrë. Soni është mentore e grupit të djemëve dhe është shumë e suksesshme. Para një jave vajza e vogël Anna mbushte 1 vjeç. I urojmë Gëzuar Ditëlindjen, gjithashtu jemi duke e ndjekur edhe Sonin me punën e saj të palodhur që po bën në X Factor. (XFactor.al)