Soni Malaj, mentore qe duket si princeshe

Postuar më:
Kur shqiptohet emri i secilit djalë, që vazhdon garën në spektaklin e talent-shou ‘X Factor Albania 2’, ajo rrëmbehet në krahë dhe fluturon. Kjo është  cilësuar si mentorja më e ëmbël e ulur në panelin e jurisë, Soni Malaj. Si duket, këngëtarja jo vetëm  mëson dhe  këshillon kategorinë e djemve që ka në patronazh, por edhe hyn në emocionin e tyre, e ndërsa ata e konsiderojnë jo vetëm mentore, por edhe princeshë këngëtaren.   Djemtë e Sonit po priten shumë mirë jo vetëm nga zërat, por edhe nga paraqitja e tyre dhe mund të ndodhë që këtë herë fituesi të jetë një mashkull.