Soni Malaj bëhet gati për turne

Postuar më:
Edhe një javë dhe Soni Malaj e kolegët e saj nuk do t’i shohim më të ulur në stolin e jurisë, pasi “X Factor Albania 2” përfundon. Por, mësojmë se Soni, e cila shpreson se të fitojë djali i saj i vetën që i ka mbetur, do të udhëtojë në disa qytete dhe jashtë Shqipërisë për ta nisur një turne, ku do t’i këndojë disa nga hitet e saj, por edhe disa superhite botërore. Këngëtarja këtë herë mendohet se do të marrë edhe disa nga djemtë e “X Factor” në këtë turne, ku do të jetë në disa qytete më kryesore shqiptare dhe jo vetëm.