Sfida e neteve “live” ne “X Factor Albania 2”, vendos ne dileme mentoren Soni Malaj

Postuar më:
Superspektakli qe prej disa javesh ka prekur arenen e magjishme ne teatrin “Klan”, cdo te diel ne mbremje sjell emocione, gare dhe sfide ne ekran. “X Factor Albania 2”, programi qe ka rrembyer vemendjen e audiences mbare shqiptare, ka sjelle ne naten e gjashte te ketij “live show”, nje spektakel plot ritem dhe emocion. Gjate kesaj mbremjeje sfiduese per talentet e “X Factor-it”, ethet e gares nuk i kane perjetuar vetem konkurrentet, por edhe anetaret e jurise, te cilet kane qene te ashper me kategorite e tjera per te mbrojtur secili skuadren e vet. Nata e gjashte e “X Factor”, ka rezultuar jo e mire per dy nga djemte e kategorise se mentores Soni Malajt. Harry ka perfunduar sfiden e neteve “live”, ne perballje me shokun e tij te skuadres Sardin, duke e vene ne nje vendimmarrje te veshtire mentoren Soni, e cila e pati te pamundur qe te zgjidhte mes tyre deri ne fund te spektaklit. Pas kritikave te tri anetareve te tjere te jurise, mes loteve dhe emocioneve, edhe pse vota e mentores se djemve shkoi per Harryn, ky i fundit la garen. Interpretimet  Hite boterore, kenget me te preferuara te momentit, por edhe kenget shqip, kane ardhur permes interpretimeve te realizuar ne menyre mbreselenese nga te rinjte e kater kategorive: vajzat, djemte, grupet dhe “No Limit”. Konkurrentet sollen interpretime mbreselenese, duke rrembyer duartrokitjet e publikut ne salle qe i perkrahte me ovacione, ndersa ai ne shtepi i mbeshteti me “voto” nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia.   Rekord audience  Ndersa, show ka shenuar nje tjeter rekord audience, perfshi ketu edhe komentet e reagimet ne rrjetet sociale, e vecanerisht ne profilin zyrtar te “X Factor Albania” ne “Facebook”. Spektakli “X Factor Albania”, nje superprodhim i televizionit “Klan”, me producente artistike Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu, transmetohet edhe ne televizionin Klan, ne Klan Kosova dhe ne Alsat ne Maqedoni.  Izaura Ndoj Koha Jone