Përzgjidhen finalistët e “X Factor” në Shqipëri

Postuar më:
Anëtarët e jurisë së, “X Factor” në Shqipëri, kanë përzgjedhur konkurentët më të mirë në grupet e tyre përkatëse, për ti dërguar në finalen e këtij spektakli, netët live të së cilit fillojnë nga e diela e ardhshme. 16 finalistët, përkatësisht katër nga secili grup, do të nisin garën e madhe që nga e diela e ardhshme me synim të fitonjnë çimimin e më të mirit në këtë garë muzikore. Këngëtarja Tuna, e cila është mentore e grupit të vajzave, ka zgjedhur që në finale të prezantohet me, Antonelën, Arilenan, Shkelqesën, Elisën dhe Xhinën. Kategoria mbi 23 vjeç, do të përfaqësohet nga,Ina Suela, Rezarti dhe Egzona të cilët, janë cilësuar si të denjë për të qenë finalist nga mentori i tyre, kantautori, Pandi Laço. Në një garë tejet të ngushtë, Aldo, Petro, Sardi dhe Harry do të jenë finalistët nga grupi i djemve të cilët do të kenë rastin të punonjnë me këngëtaren, Soni Malaj, mentore e grupit të djemve. Vështirësi më të madhe mund të ketë pasur. Alban Skënderaj, të cilit këtë vit i ka rënë shorti të merret me grupet. Megjithatë, Albani ka vendosur që në garë të mbeten grupet: “SOUL-SISTER’S”, “FOXY LADIES”, “THE NATURAL” dhe “KSAL”. Vitin e kaluar, triumfuese e edicionit të parë të, “X Factor” doli, Sheila Haxhiraj.

Të ngjashme