Përlotet Soni në X Factor

Postuar më:
Spektakli i famshëm televiziv, me karakter garues, "X Factor Albania", vazhdoi sonte me javën e gjashtë të konkurrimit. Kjo mbrëmje i solli fundin garës së Harrit, i cili u elminua pasi shkoi në ‘’show down” me anëtarin tjetër të skuadrës së Sonit, Sardin. Kjo gjë bëri që Soni Malaj të përlotej dhe madje të kërkonte nga produksioni që të mos e obligojnë me votim mes dy kandidatëve të saj. Megjithatë, ajo ishte e detyruar që të përcaktohej për njërin, dhe vota e saj solli barazim mes kandidatëve.   Soni  X Factor Ishte votimi i publikut, ai që dërgoi Harrin në shtëpi, duke i mundësuar Sardit që të vazhdojë rrugëtimin drejt ëndrrës për fitore në ''X Factor Albania". /Indeksonline/