Më të mirët dhe më gallatët e X Factor Albania

Postuar më:
Më në fund "X Factor Albania" ka filluar dhe ne jemi bërë menjëherë fansa! Në përgjithësi konkuruesit ishin të dobët, por ata që ishin të mirë ishin vërtetë të mirë! Spektakli ishte plot humor, falë jurisë që ngatërrohej më shpesh se konkuruesit lol dhe atij humoristit që kishin ftuar nga Elbasani. Shprehje si : Nuk e ndjeva brënda,do ta jap një po...të madhe, një po...të vogël ,një poooo lol, lllajvvv,jutjubbbb,nuk këndove mirë,nuk më pëlqeve,po për mua e meriton një PO hahahahhaaha etj etj na bën ti harrojmë konkuruesit dhe të prisnim xhevahiret e jurisë.Fiksim! Megjithatë në përgjithësi vlersimet e tyre ishin të mira, ndaj nuk kemi ankesa. Alketa gjithashtu na pëlqeu në këtë prezantim ndaj dhe mezi po presim natën e ardhëshme. Diçka...(normale që e kemi një diçka për të thënë); Shumica e konkuruesve duken qartë që nuk dinë anglisht pasi i hajnë gjysmat e fjalëve ose bëjnë një ajjjj jemmmm e shtrëngime të panevojshme, që i pengojnë ti këndojnë këngët si duhet. Përse nuk këndojnë shqip? Ndoshta është e detyrueshme nga krijuesit e programit,por nuk duken mirë. Në lajme të tjera, javët e ardhëshme do transmetohen audicionet e qyteteve tjera,Besa,Vesa etj janë të ftuar specialë në juri,ndërkohë që për finalen e X Factor Albania po përgatitet dhe një skenë e re që do ju lërë pa mend.Ene kshu... Nga konkuruesi në konkurues, ne arritëm të seleksiononim dy të preferuarët dhe dy më gallatët. Ndiqini:

Më të mirët 

//albaniac//

Të ngjashme