Matilda lë garën e “X Factor Albania”

Postuar më:
Matilda Shushari, nga kategoria e Mbi 23 vjeç, ka lënë garën në natën e katërt të spektaklit “X Factor Albania”. Ajo ka kaluar në ‘shot down’ me Savjanën nga kategoria e vajzave, dhe pas performancës së tyre, juria ka dhënë verdiktin, ku sipas tyre Savjana do të vijojë garën, ndërsa Matilda përfundon konkurrimin në “X Factor Albania”. Mes lotëve dhe emocioneve Matilda ka falenderuar produksionin që ishte pjesë e kësaj gare, ndërsa e surprizuar ka qenë edhe mentorja e saj këngëtarja, Vesa Luma, e cila nuk e priste që Matilda të linte këtu garën. Nata e së dielës ndërkaq ka sjellë një spektakël të gjallë, plot emocion dhe ritëm. 14 konkurrentët kanë dhënë performanca të veçanta, duke sjellë larmi këngësh dhe zhanresh, të cilat herë janë mirëpritur nga juria e herë jane kontenstuar. Publiku në sallë ka bërë tifo për të preferuarit, ndërsa komentet në rrjetin social në ‘facebook’ kanë arritur kulmin. E ftuar speciale e spektaklit ka qenë këngëtarja Ledina Çelo, e cila prezantoi këngën e saj të re, “Can you touch me baby”, me të cilën tashmë ka hyrë në klasifikimin gjerman. Gara në “X Factor Albania” tashmë vijon edhe më e ashpër për 13 konkurrentët e tjerë.

Të ngjashme