Largohet Shkëlqesa nga XFactor

Postuar më:
Ashtu siç ndodh në fund të çdo spektakli, tashmë 15 konkurentët ballafaqohen me të vërtetën e hidhur njëri nga konkurentët do të eleminohet përfundimisht nga gara. E para që i shpëton eleminimit është Egzona, Soul Sisters shpëtojnë nga eleminimi, Petro gjithashtu shpëton nga eleminimi. Kandidatët e tjerë që i shpëtojnë eleminimit janë: Xhina, KSAL, Kanita, Herri, Arilena, Antonela, Aldo, Natyral, Sardi, Suela. Në një situatë të sikletshme mbetet Elisa dhe Shkëlqesa që të dyja kanë mentore Tunën. Ndërkohë pas një sfide emocionuese mes dy vokaleve shumë të forta Shkëlqesës dhe Elisës, Tuna preket shumë sepse do të jetë ajo e para që do t'i duhet të zgjedhë fituesen e kësaj sfide. Tuna shumë e prekur e jep votën e saj që Elisa të vazhdojë garën. Soni gjithashtu voton për Elisën. Pandi zgjedh si interpretuesen më të mirë të kësaj mbrëmjeje Elisën. Albani zgjedh si të preferueren e tij Elisën. Shkëlqesa është e eleminuara për këtë javë, dhe do të largohet përfundimisht nga gara e XFactor. I urojmë Shkëlqesës shumë fat dhe mbarësi. (XFactor.al)