Kanita le konkurrimin, fare prane finales

Postuar më:
“X-Factor Albania”, ka kulmuar ne gjysmefinalen e tij, nje nate spektakolare, ku emocioni, ritmi, performancat, artistet e konsoliduar, juria profesioniste, prezantimi i Alketa Vejsiut dhe kurimi ne perfeksion i cdo detaji nga Vera Grabocka, sollen nje nate te paharrueshme ne ekranet shqiptare! Arilena, Kanita, Aldo dhe grupi “Natyral”, kane interpretuar hite boterore duke rrembyer votat e publikut, ndersa jane pritur me ovacione nga ndjekesit “live” ne salle ne kete gjysmefinale te madhe. Interpretimi krah artisteve “Big” te skenes shqiptare ka rritur adrenalinen e tyre, teksa kane shenuar edhe duetet e tyre te para te suksesit.   Arilena e shoqeruar nga Juliana Pasha, Kanita nga Olta Boka, Aldo nga fituesja e edicionit te pare te “X-Factor Albania”, Sheila dhe grupi “Natyral” nga kantautori Ardit Gjebrea kane qene momentet me te bukura te spektaklit, qe mori edhe nje oferte publike nga producenti Gjebrea, per te katert gjysmefinalistet, duke ju garantuar kualifikimin e menjehershem ne festivalin “Kenga Magjike 2013”, pa iu nenshtruar asnje faze seleksionimi! Nje tjeter oferte ka marre ky produksion nga Universiteti Evropian i Tiranes, nje burse studimi per nje nga finalistet, qe do te anoncohet “live” ne naten finalen. Show i rezultateve, ka pasur si te ftuar speciale ish-anetaren e jurise se edicionit te pare te “X-Factor Albania”, Juliana Pasha, e cila pas emocionit qe solli ne skene ne duetin e saj me Arilenen, u ringjet ne skene me nje performance te mrekullueshme solo, qe me siguri do te mbetet gjate ne memorien e shqiptareve, si nje performance e paharrueshme. Sfida Sfida e kesaj gjysmefinaleje i ka takuar Kanites nga kategoria “No Limit”, me mentor Pandi Lacon dhe Aldos nga kategoria e djemve me mentore Soni Malaj. Kanita dhe Aldo kane sjelle interpretime te mrekullueshme ne perballjen e tyre, ndersa kane perlotur jo vetem dy konkurrentet, por edhe drejtuesen Alketa Vejsiu. Momentet e votimit jane shoqeruar me replika mes anetareve te jurise, ne mbrojtje te konkurrenteve perkates, teksa votimi i tyre eshte ndare ne menyre te barabarte, mes Aldos dhe Kanites, ku kjo e fundit me votat e publikut ka lene fare prane finales, garen ne “X-Factor Albania”. Arilena, Aldo dhe grupi “Natyral” ne 31 mars ne finalen e madhe do te konkurrojne per cmimin e madh. Kush nga mentoret do te marr kenaqesine e trofeut te fitores? Kush do te jete fituesi i ketij edicioni te dyte te “X-Factor Albania”? Ne 31 Mars ne nje finale te paharrueshme na presin emocione te medha. Na ndiqni ne kete super-produksion te televizionit Klan, per te zbuluar yllin e ri te muzikes shqiptare!