Kanita drejt nates finale, Antonela perfundon konkurrimin

Postuar më:
“X-Factor Albania” ka shenuar nje nate plot emocion dhe diversitet, fale interpretimeve te 5 artisteve te rinj dhe spektaklit plot ngjyra, qe vjen cdo te diel ne ekranin e televizionit Klan nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu. Antonela, Grupi Natyral, Aldo, Kanita dhe Arilena, kane performuar ne 2 disiplina duke sjelle kenge te fuqishme, qe kane nxjerre ne pah vlerat e tyre vokale duke impresionuar jurine, publikun qe i voton nga java ne jave dhe fansat e tyre qe i ndjekin e mbeshtesin edhe ne rrjetet sociale. Vecanerisht ne profilin e “X-Factor Albania” ne “Facebook”, ku numerohen afer 140 mije ndjekes te cilet me komentet dhe vleresimet per konkurrentet kane vijuar deri ne oret e para te mengjesit.   Sfida  Meqenese jemi vetem dy jave nga finalja e madhe, kuptohet se sfida behet gjithmone dhe me e veshtire. Dhe show-down kete here i ka takuar Antoneles nga kategoria e vajzave me mentore Tunen dhe Kanites nga kategoria No Limit, me mentor Pandi Laco. Votim qe e ka vene ne veshtiresi jurine, ku nuk munguan as debatet dhe pakenaqesite e mentoreve e lane ne barazim rezultatin. Por votat e publikut, i kane dhene mundesine Kanites se vogel qe te vijoje garen, duke mbetur ende ne gare dhe njekohesisht edhe pretendente per te fituar cmimin e madh, Nderkaq, Antonela ka perfunduar ketu konkurrimin ne “X-Factor Albania”. Antonela megjithese shume e emocionuar gjeti rastin qe te falenderonte produksionin dhe televizionin Klan per mundesine dhe eksperiencen e mrekullueshme qe i dhane, duke premtuar se do ta vazhdoje edhe me tej rrugen e sapo nisur te kenges. Por nga ana tjeter mendorja e saj Tuna, duket se nuk e ka pritur mire eliminimin e Antoneles. Pasi shprehu pakenaqesine qe Antonela u gjend ne sfide, ne momentin e largimit te saj Tuna tha: “Me c’po shoh, “X-Factori” ka me shume nevoje per sensacione, se sa per zera te medhenj”, duke pranuar faktin se Kanita eshte nje sensacion i ketij edicioni. E ftuar E ftuar speciale kete te diele ne shoen e “X-Factor Albania” ka qene kengetarja Xhoi, vokal coch i kategorise se vajzave, e cila ka sjelle nje interpretim dhe nje performance si asnjehere tjeter, e cila u prit me ovacione nga publiku ne salle. Nje super-show na pret te dielen se ardhshme. Kater konkurrentet gjysmefinaliste, Aldo, Arilena, “Natyral” dhe Kanita pervec kengeve solo do te interpretojne duete edhe me artiste te konsoliduar te skenes, nje surprize kjo e formatit te “X-Factor”. Mbeshtesni te preferuarin tuaj qe ta shihni fitues te ketij edicioni te dyte te super-spektaklit, “X Factor Albania”.

Të ngjashme