Grupi “Red Roses” eleminohen nga gara e “X Factor Albania”

Postuar më:
Grupi “Red Roses” kanë qenë të parët që janë eleminuar nga gara e “X Factor Albania”. Votat e publikut kanë çuar në ‘Shot Down’, Arianitin nga kategoria e djemve dhe “Red Roses” nga kategoria e grupeve. Mes tyre juria zgjodhi për të vijuar garën Arianitin, ndërsa “Red Roses” lanë aty garën e “X Factor Albania”, por jo muzikën.   Katër vajzat simpatike që sollën ritëm dhe harmoni në skenën e Teatrit Klan, si me këngët e tyre ashtu edhe me performancat interesante do të jenë nën kujdesin e “Agjencisë së Menaxhimit të Talenteve”. Kështu, këtë të premte ato do të kenë takimin e parë me publikun në një minikoncert në qendrën tregtare TEG.   Përveç, këngëve të tyre ato të takojnë edhe fansat e tyre, si dhe do të japin edhe autografët e parë. Edona nga Gjilani, Fjona nga Korça, Irsilda nga Tirana dhe Sentibela nga Vlora edhe pse jetojnë larg njëra-tjetrës premtojnë se do të vijojnë rrugën muzikore së bashku.

Të ngjashme