Fan FACTOR

Postuar më:
Fan Factor është pjesë e “X Factor” , një emision i përjavshëm që sjell në ekran një këndvështrim ndryshe, mendimin e kritikëve më të mëdhenj; atë të fansave të këtij program. Prezantuesi i ‘Fan Factor’ e mban veshin e tij tek dera e studios, ai qëndron pas kamerave gati për të marrë mendime ekskluzive gjatë netëve të spekakltit ‘live’ të “X Factor”. Ky serial do të transmetohet gjatë periudhës së netëve ‘live’ të “X Factor” dhe do të trasmetohet ‘live’ një herë në javë. Fan Factor është më shumë një emision fansash. Nuk mund të quhet një zë zyrtar i “X Factor”, por një urë lidhëse midis audiencës dhe televizionit. Për ta mbajtur këtë ‘informalitet’ prezantuesi jap klasifikimin sipas çdo fansi të rregullt të “X Factor”. Ndryshe nga çdo shikues tjetër ai do të ketë akses në prapa skenë, në studio dhe me konkurrentët në mënyrë që të sjellë në ekran momente ekskluzive. Nuk do të ketë një mungesë serioziteti, por do të ndjehet mendimi i vërtetë i publikut kombinuar me zërin zyrtar të prezantuesit. Fan Factor do të jetë guida e audiencës së permbajtjes së ‘X Factor’. Drejtuesi i këtij program do të japë edhe klasifikimin e klipeve të përzgjedhur për çdo javë transmetim. Gjithashtu do të ketë reflektime dhe diskutime për show-n me komente të fansave, gazetarëve, përdoruesve të blogjeve dhe rrjeteve sociale në internet.