Eliminohet Suela

Postuar më:
Spektakli i famshëm televiziv, me karakter garues, "X Factor Albania", vazhdon të sjellë në ekranet shqiptare talente të muzikës, që vijnë me të njejtën ëndërr, për të pushtuar skenën.
Ne mbrëmjen e sontme, bazuar në votat e publikut, në ‘’showdown’’ u përballën Suela nga skuadra e Pandi Laços dhe Heri nga skuadra e Soni Malaj.
Juria eliminoi Suelën, kurse për Herin vazhdon rrugëtimi drejt finales së "X Factor Albania".
  sulea x factorNdërsa spektakli vazhdon me edicionin e dytë, fituesja e edicionit të kaluar të "X Factor Albania", Sheila Haxhiraj, ka vendosur të dalë nga kornizat e vajzës modeste, duke provuar të pozojë ndryshe para aparatit fotografik. Në profilin e saj në rrjete sociale, ajo ka postuar disa foto sensuale, midis të cilave është dhe një foto ku Sheila shfaqet me puro në dorë.
Pasi fitoi kupën e “X Factor”, ajo pohoi se është duke punuar në disa drejtime në muzikë, duke pohuar se tashmë pas famës së këtij show, jeta e saj ka ndryshuar. /Indeksonline/