Egzona Ademi, favorite në X Factor (Video)

Postuar më:
Këngëtarja dhe aktorja nga Prishtina, Egzona Ademi, ka shkëlqyer të dielën mbrëma në ‘X Factor Albania’ duke impresionuar publikun dhe të gjithë anëtarët e jurisë, veçanërisht Sonin e cila kishte sytë e mbushur me lot nga emocionet që i dhuroi Egzona.   Kënga që ajo përzgjodhi këtë radhë, ishte diçka krejt ndryshe nga herët e kaluara si jemi mësuar ta shohim.   Egzona kishte zgjedhur këngën “Ancora” nga këngëtarja e famshme Mina – një këngë mjaft e vështirë për t’u interpretuar, por ajo ia doli t’i mahnitë të gjithë.      

Të ngjashme