Edicioni i parë i “X Factor Albania

Postuar më:
Edicioni i parë i “X Factor Albania” është shoqëruar me një kuriozitet të madh, ndërsa është vendosur qe në datën 8 janar 2011, eventi muzikor botëror  te nise transmetimin në Radio Televizionin KLAN. Stafi i këtij programi duket mjaft i impenjuar për të sjellë një serial të njëjtë me simotrat e veta në gjithë botën. Kjo duket se ka qenë edhe arsyeja, që producentet artistike; Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu kanë qenë ne Milano per te asistuar 'Live' ne nje nga shfaqjet e “X Factor Italian” ne Sky, nje program qe ka arritur ‘share-n’ me te larte te audiences ne historine e Sky TV. Takime intensive me profesioniste te Televizionit Italian, stafi dhe njera nga kategorite ne gare u zhvendosen me pas ne Venezia per xhirimet e njeres nga Vilat e anetareve te jurise, duke rrembyer edhe nje interviste me Simona Venturen prezantuesja historike e Tv italian e zhvendosur tani ne Sky ne rolin e anetares se Jurise ne kete spektakel suksesi edhe ne Itali. Udhetimi do te finalizohej ne Londër me pjesmarrjen eksluzive ne finalen boterore te “X Factor Uk”, në arenën “Wembley Arena”. Ndërsa është ndodhur në atë spektakël gjigand me një publik prej 10 mijë vetash, që e ndiqte ‘live’ në sallë, Vejsiu ka ndarë ndjesitë me fansat e saj në Facebook; “Takuam Kelly Rolland, Gery Barlown e “Take That” dhe Lui Walsh. Të mëdhenj, aq sa të thjeshtë. Tani është rradha e Shqipërisë të bëjë çudinë. Forca konkurrentë, ju ka ardhur dita”, ka inkurajuar producentja që u zgjodh nga “FremantleMedia” për të sjellë këtë program në Shqipëri. Momentet që ju servirim sot, kanë në qendër Grabockën dhe Vejsiun në qytetin e famshëm turistik Venecia, ku është xhiruar edhe një prej episodeve.

Të ngjashme