Edicioni i dyte i X Factor Albania ka hyrë ne fazën e Vilave të Antarëve të Jurisë

Postuar më:
Konkurrentët e “X factor Albania” kanë hyrë tashmë në fazën e nxehtë, atë që i mban një hap larg netëve live. Kemi ndjekur të dielën në mbrëmje serinë e parë të Vilave të Anëtarëve të Jurisë, qe i ka cuar konkurrentet ne Durres e Prage. Kategoria mbi 23 vjeç dhe ajo e vajzave janë njohur me mentorët e tyre: grupet me Pandi Lacon, ndersa vajzat me Tunen. Vajzat kanë qenë edhe më fatlumet, ato kanë udhëtuar dhe shijuar mrekullitë e një prej kryeqyteteve më të bukura dhe plot histori të Europës, siç është Praga. Po cilave prej tyre do t’u përmbushet ëndrra e finales së “X Factor” dhe do të kthehet buzagaz në Shqipëri…? Nga ana tjeter, çfarë do të ndodhë me 6 konkurrentët e kategorisë së 23-vjeçarëve në vilën luksoze ne bregdetin e Durresit, ku Pandi dhe Era vijojnë diskutimet për të ardhmen e tyre në X Factor? Të rinj plot pasion dhe ambicie kanë konkurruar në kategorinë mbi 23 vjeç, ndërsa vajzat kanë vënë në mendime mentoren e tyre Tuna. Javës tjetër, do të shkojmë në vilat e dy anëtarëve të tjerë të Jurisë, Soni Malajt dhe Alban Skënderaj. Netët e live show-t janë më afër se kurrë. 16 finalistë të rinj do të prekin ëndrrën e madhe të skenës. Mos e humbisni këtë eveniment të madh të muzikës shqiptare që ka ngjallur kurizitet maksimal ne cdo diskutim njerzor dhe virtual, I cili vjen vjen nën produksionin artistic të Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu në telvizionin Klan HD!

Të ngjashme