E diela festive e X Factor

Postuar më:
Kjo e diel ishte një natë festive për konkurrentët e “X Factor Albania”. Ata kënduan këngët më të njohura për Krishtlindje, përderisa nata e dytë solli konkurrentët tashmë në garë serioze për më të mirin. Edicioni i dytë i “X Factor Albania” ka tjetër juri, ndërkaq edhe konkurrentët duket se janë më ndryshe nga ata të parët.   Një natë festive ishte ajo e ditës se diel, në talenshoun shqiptar “X Factor Albania”. Hitet botërore kushtuar Krishtlindjeve kanë qenë lajtmotivi i natës së dytë të liveshow-t, në garën e zërave më të mirë të këtij edicioni në televizioni Klan.   Nga Kanita e vogël me interpretimin e këngës aq të njohur “Halleluja” tek Petro apo grupi “Natyral”, Harry, Suela, Aldo, Egzona e deri te kënga kolektive e 16 konkurrenteve, që sollën festë në shtëpitë e shqiptarëve dhe duke shpërndarë edhe mesazhet e kësaj feste, që është dashuria mes njeri-tjetrit dhe paqja.   Këto mesazhe janë përcjellë nga konkurrentet kudo nëpër Shqipëri, në Kosovë përmes “Klan Kosova” e në Maqedoni përmes Alsat televizion.   Superspektakli edhe këtë të diel u prezantua nga Alketa Vejsiut, kurse regjinë e bëri Vera Grabocka, megjithëse me një orar të zgjatur, mbajti të mbërthyer pas vetes publikun, që i ndoqi për gati katër orë rresht.   Ndërkaq komentet në faqen zyrtare të “X-Factor Albania” kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit, ku disa shprehnin keqardhjen e tyre për vajzat e larguara dhe një numër i madh fansash mbështesnin fituesen e sfidës.   Nga ana tjetër edhe juria ishte energjike me plot batuta dhe shumë garuese janë shfaqur edhe gjatë kësaj jave anëtarët e jurisë Pandi Laço, Tuna, Soni Malaj dhe Alban Skenderaj, të cilët kanë garuar po aq fort edhe sa finalistët mes njeri-tjetrit, duke përcjellë aq shumë emocione edhe nga paneli i jurisë.   Sa i përket garës, dukej se atmosfera e Krishtlindjeve nuk e zbuti aspak shpirtin luftarak të konkurrentëve, të cilët edhe pse tanimë kanë krijuar miqësi me njeri-tjetrin, kur hipin në skenë janë të gjithë për të njëjtin qëllim, pra fitimin e këtij superspektakli. Ka qenë grupi i vajzave “Foxy Ladies”që tanimë kanë hequr dorë nga ëndrra për të qenë fitueset e këtij edicioni të talenshow-t “X-Factor Albania”.   Vajzat dolën në përballje me Shkelqesën në show , ndërsa sfida ka qenë tejet e vështirë. Te dielën e ardhshme, “X Factor Albania” do të bëjë pushim për të ardhur në natën e parë të vitit 2013, pikërisht më datën 1 janar, në një tjetër festë muzikore, që do të përcjellë gëzimin e Vitit te Ri tek të gjithë shqiptarët! Finalistet që janë ende në konkurrim * Grupet: “Soul Sister’s”, “The natyral” dhe “Ksal” * Vajzat: Antonela, Arilena, Shkëlqesa, Elisa dhe Xhina * Katërshja e kategorisë “No limits”: Ina, Suela, Rezarti dhe Egzon! * Katërshja e djemve drejt finales: Aldo, Petro, Sardi, Harry!

Të ngjashme