Cka është Audiocioni X Factor

Postuar më:
  “X Factor” është evenimenti muzikor më i njohur në botë, që vjen në Shqipëri si një ekskluzivitet i Televizionit Klan. Sezoni i parë i “X Factor” filloi në Britaninë e Madhe në shtator të 2004 dhe që nga ai vit, ka qenë gjithmonë program HIT, në gati 50 shtete të botës, ku është edhe në transmetim. Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar sezoni i 7-të i “X Factor” arriti një shikueshmëri absolute, plot 45.1 milionë shikues dhe kjo do të thotë 78.7% e popullsisë totale britanike. Patenta e “X Factor” është krijuar nga Simon Cowell me kompaninë “Syco”, partnere e gjigandes “FremantleMedia”. Në Shqipëri ky format vjen për herë të parë nga producentet artistike Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu. Audicionet Audicionet për konkurrentët e “X Factor Albania” kanë nisur në muajin shtator për të vijuar dy muaj rradhazi, nga një qytet i Shqipërisë në tjetrin. Pjesëmarrësit konkurruan për katër kategori; djem 15-23 vjeç, vajza 15-23 vjeç, grupe dhe ata mbi 23 vjeç. Faza e parë ishte takimi me producentët, ku u dëgjuan gati 5 000 zëra të moshave të ndryshme. 400 talente u përzgjodhën prej tyre për të konkurruar përballë jurisë profesioniste në audicionet e mëdha të qyteteve; Tiranë, Shkodër, Elbasan, Vlorë. “Bootcamp” Në fund të këtyre audicioneve 100 më të mirët arritën të hynin në “Bootcamp”, fazë kjo, mjaft e rëndësishme dhe impenjative. Për një javë konkurrentët u bënë pjesë e një beteje të ashpër; prova zëri me profesorë muzike, mësime baleti me koreografë profesionistë për të sfiduar njëri-tjetrin në skenën e madhe, ku disa u gëzuan e të tjerë u përlotën. Vetëm 32 prej tyre kaluan fazën “Bootcamp”. Në këtë moment katër anëtarët e jurisë, Pandi Laço, Alban Skënderaj, Juliana Pasha dhe Vesa Luma kthehen në mentor të katër kategorive dhe produksioni ju përcakton atyre, kategorinë për të cilën do të jenë mentorë. Vilat e Jurisë Pas ndarjes si mentor të një prej kategorive, çdo anëtar jurie së bashku me një kolegun e tij muzikant, i ftuar special i programit qëndron për 48 rresht në një vilë (çdo anëtar jurie ka 8 konkurrentë në grupin e tij). Konkurrentët ushtrohen dhe bëjnë prova për momentin vendimtar, ku anëtari i jurisë do të vendosë se cilët do të jenë 4 finalistët, që do të marrin pjesë në show-n e madh televiziv. ‘Live Show’ Transmetimi në RTV Klan do të nisë në muajin janar deri në muajin qershor. Do të jenë 16 javë spektakël. Show do të jetë çdo të diel në orën 21:00. 16 finalistët së bashku me trajnerët e tyre nisin garën e nxehtë për të fituar vendin e parë të ‘X Factor’, i cilit do të përzgjidhet nga votat e publikut.

Të ngjashme