Arilena, fituesja e “X Factor Albania 2”?!

Postuar më:
Nuk dimë të japim një përgjigje të saktë për këtë, sepse përgjigjen e vetme do ta marrim të dielën mbrëma kur të shënohet edhe nata finale e këtij edicioni të dytë të talent show-t “X Factor Albania”. Por, nga ajo që shkruhet në rrjetet sociale, fituesja tashmë është shpallur dhe ajo është Arilena…   Janë vetëm gojë të liga, apo ka diçka më shumë në këtë thashethem? Nuk dimë t’ju themi asgjë. Gara vazhdon dhe na duhet të presim deri nesër në mbrëmje për të parë se cili prej konkurrentëve do të kurorëzohet si fitues. Do ta fitojë një mashkull, pra Aldo i udhëhequr nga Soni Malaj, një grup – “Natyral”, të udhëhequr nga Alban Skënderaj, apo Arilena, e cila ka për mentore këngëtaren shkupjane Tuna Sejdi? Të shohim. Gjithsesi mund të themi që të gjithë finalistët kanë vlera të jashtëzakonshme…  Bluetooth