Antonela Cekixhi: Ne kete faze te gares, secili pretendon te jete fitues

Postuar më:
Antonela Cekixhi eshte nje nder 6 konkurrentet ende ne gare per te fituar talentshoun e madh “X-Factor”. Ajo eshte 17 vjec dhe studion ne vitin e dyte ne gjimnazin “Ismail Qemali”. Me nje thjeshtesi qe e karakterizon, Antonela flet ne nje interviste per gazeten “Koha Jone”, per pjesemarrjen ne kete superspektakel, duke treguar se ajo ka konkurruar edhe ne edicionin e kaluar ku mundi te shkonte deri ne fazen e vilave te jurise. Por kembengulja e saj dhe pasioni per muziken bene qe ajo te vinte serish kete vit edhe me e pergatitur per ate qe do te bente duke i kushtuar edhe me shume kohe vetes dhe muzikes Megjithese nuk e mohon faktin se do t’i pelqente qe te ishte fituesja, “ne kete faze te gares qe jemi tani, secili prej nesh do te deshironte qe te ishte fituesi”, shprehet ajo.   Pjesemarrja ne kete edicion te “X-Factor”, ishte kompeticioni juaj i pare apo keni marre pjese edhe here tjeter? Ne te vertete prezantimi im ne “X-Factor” per kete edicion ka qene per heren e dyte, pasi edhe vjet une u seleksionova qe te jem pjesemarrese, por shkova deri ne fazen e vilave te jurise. Por fal pasionit tim per muziken kete vit kam fatin qe te jem deri ne 6 finalistet me te mire. Megjithese u eliminuat ne edicioni e pare nuk u terhoqet dhe moret pjese perseri, ishit me e sigurt ne vete kete vit se do te ecnit me perpara? Isha me e sigurt sigurisht, por nder te tjera ishte ne mes nje vit i tere, qe do te thote me shume praktik, me shume perkushtim ndaj muzikes. Dhe ndihesha me e  sigurt ne vetvete se mund te arrija me lart kete here. A merret dikush tjeter nga familja juaj me muzike? Ne te vertete dashurine per kengen e kam te trasheguar nga babai im, sepse ai eshte nje tenor dhe punon ne korin e Teatrit te Operes dhe Baletit. Ai gjithmone me ka ndihmuar dhe tani qe jam pjese e X-factorit me ndihmon ne zgjedhjen e kengeve, apo ne performancat e mia, pasi e njeh zerin tim shume mire keshtu me thote teknikat e ndryshme qe duhet te perdor per ta permiresuar. Babi eshte mbeshtetja ime me e madhe. Kete jave ishit ne sfide me nje konkurrent shume te pelqyer nga publiku, sic ishte Sardi. Si u ndjete ne ate sfide? Fakti qe isha ne sfide me Sardin dhe qe isha ne showdown per here te dyte, me bente qe te isha shume e trembur dhe po dridhesha. Por per nje moment i thashe vetes qe duhet perqendrohesha ne kengen qe do te kendoja se duhet te beja me te miren dhe nuk kishte me kohe per tu trembur aty pasi, edhe mund te humbja, por ne fund ia dola. Kane mbetur edhe kater jave dhe gara sa vjen dhe behet me e forte.  Ju kemi para gjate ketyre javeve me kenge te rrymes pop, a do ju shohim me ndonje rryme tjeter gjate javeve te mbetura? Do mundohem te sjell hitet boterore edhe kete jave do te vij me nje kenge Jazz shume te njohur. Gjithmone jam perpjekur te sjell kenge shume te medha, kjo ka qene deshira ime me e madhe dhe vazhdoj te bej kete. Besoj se do te sjell edhe rryma te tjera si pop apo R&B sepse keto jane rrymat qe une i zoteroj me mire. Ju kemi pare shpesh qe te kendoni kenge te huaja, pse nuk zgjidhni te kendoni edhe kenge shqipe? Eshte e vertete, sepse publiku deshiron shume qe te kendojme shqip. Edhe ne i kemi bere shpesh here propozimet tona, por qe te zgjedhesh per te kenduar nje kenge shqipe duhet ta interpretosh perfekt mendoj une sepse, nuk do ia lejoja vetes qe te beja asnje gabim. Nisur nga kjo them se eshte nje rrezik i madh. Nuk e di por ndoshta do ta provoj nje here qe te sjell edhe nje kenge shqipe. Keni mbetur ende  ne gare edhe 6 konkurrente, nese do te ishit perseri ne showdown, me cili prej tyre nuk do te deshiroje te ishe ne sfide? Te pese konkurrentet ne gare jane te forte dhe pretendente per te fituar, per kete arsye do te thosha se me te gjithe do ta kisha te veshtire pasi secili ka karakteristikat  dhe vecorit e veta. Por duke pasur parasysh qe une kam qene dy here ne showdown nuk do te doja qe te isha ne sfide me dy miqte e mi me te mire, qe jane Arilena dhe Aldo, nuk do te doja kurre qe te isha ne sfide me ta. Po perballja me nje grup, a shihet nga ju solistet si me e veshtire, duke qene se jane pese individe kunder njerit? Ne fakt eshte i vertete fakti qe kur perballesh me nje grup ke te besh me pese individe qe secili prej tyre ka fansat e vet dhe ti je vetem nje. Por mendoj se kush eshte i talentuar dhe ka fansat e tij qe e mbeshtesin, pavaresisht sa eshte numri i tyre. Personalisht duke qene se jam mesuar paksa me sfidat, do te perballesha me te njejten siguri edhe me nje grup. Cili nga ju qe jeni ende ne gare nuk ka dale asnje here ne sfide? Po tre nga ne nuk e kane provuar asnjehere sfiden dhe jane Kanita, Arilena dhe Aldo. A flisni ju me njeri-tjetrin se cili mund te jete fituese? Ne kete faze te gares qe jemi tani, secili nga ne pretendon qe te jete fituesi dhe nuk eshte se flasim per nje emer te vecante. Nese do te ishe fituesja, e ke menduar ndonjehere se cfare do te thuash ne ato momente, apo gjeja e pare qe do te beje? Sinqerisht eshte dicka shume e madhe qe te fitosh “X-Factorin”, por une thjesht me punen time do te doja qe ta meritoja ate vend, sa per pyetjen tuaj, nuk dua qe te flas para kohe, ta fitoj njehere pastaj fjalet me siguri qe do te me vijne vete. Po me lookun tuaj kush merret? Per gjithcka merret produksioni dhe une i falenderoj shume sepse po na kthen ne diva te verteta me lookun dhe me performancat tona, na kane shnderruar plotesisht. Shume nga miqte e mi me thone se gati nuk me kane njohur ne skene. Sepse une ne jeten e perditshme jane nje vajze shume e thjeshte dhe nuk perdor aspak make-up. Kane mbetur edhe tre jave deri ne perfundim te superspektaklit, e keni menduar se cfare do te beni kur te kete perfunduar? Sa i perket jetes sone artistike do te perkujdeset produksioni per kete, ndersa une do t’i kushtoj me shume kohe shkolles sepse e kam lene pak pas dore gjate ketyre javeve te fundit. Kam shkuar por jo aq e rregullt sa kam qene gjithmone, por normalisht muzika do te mbetet pasioni im me i madh. Ju tani jeni nje personazh i njohur, a ka ndryshuar sjellja e shokeve dhe shoqeve te shkolles me ju? Ne shkolle te gjithe e dine emrin tim tashme, gjithmone kur kemi koncerte apo festa me ftojne, te gjithe me mbeshtesin duke me votuar dhe nje pjese e mire vijne me shikojne edhe live ne skenen e “X-Factorit”. Ata jane mbeshtetja ime me e madhe dhe une gjej rastin t’i falenderoj te gjithe nxenesit e gjimnazit “Ismail Qemali” dhe i them se i dua te gjithe. Eshte rritur numri i fansave tuaj ne Facebook? Po sigurisht, ne fillim kisha fare pak, tashme kam shume me shume dhe jave pas jave ku numer ndryshon duke u rritur dhe duke me mbeshtetur me komentet e tyre. Ndjehem vertet mire per kete fakt sepse shoh se ka njerez qe e pelqejne ate qe une bej.  Yllka Selita KOHA JONE