Amarildo: Jam larguar fitimtar nga X Factor

Postuar më:
Për Amarildo Shahinaj, konkurrentin e skuadrës së djemve ka qenë I papritur largimi nga gara e kësaj të diele në X Factor Albania. Megjithatë pas inkurajimeve të shumë mbështetësve të tij ai është I bindur se ka qenë fitimtar aty. Performancat dhe zëri I tij është pëlqyer nga audience, prandaj ai po punon për këngën e tij të parë dhe për vijimësinë, që siç tregon në këtë intervistë për Koha Tjetër do të jetë mjaft premtuese. Amarildo kjo e diel nuk ishte me fat për ju. E prisnit eleminimin? Si u ndjetë?Është e vëretë! Kjo e diel nuk ka qenë me fat për mua! Nuk e kam pritur eleminimin sepse performanca e fundit dhe performancat e mia këto javë kanë qenë në rritje dhe shihja që nga publiku kam pasur shumë mbështetje duke qenë i dyti më i shikur në youtube. Për këtë arsye mendova se nuk do të ishte radha ime këtë të diel! Gjithsesi fati i keq ka qenë me mua këtë javë!Fakti që ishit përballë me Anxhelon dhe ai kaloi si e komentoni? Fakti që isha kundërshtar me Anxhelon, i cili përveçse ishte i kategorisë sime është edhe shoku im ishte shumë e keqe, pasi unë nuk doja që të ikte as ai nga X Factor. Do të doja shumë të ishte dikush tjetër në vend të atij dhe uën do të kisha kënduar shumë herë më mirë në ‘shoë doën’! Gjithsesi gjithçka kaloi tashmë dhe i uroj suksese Anxhelos më tej!!!   Si do ta vlerësoje rrugën që bërë deri këtu? Ka qenë një udhëtim shumë i gjatë i një ëndrre shumë të bukur të cilën unë e përjetova! Jam shumë i lumtur që kam qenë në X Factor sepse kam përjetuar shumë emocione dhe kam mësuar shumë në atë rrugë të gjatë!!! Gjithçka ishte shumë e bukur veç momentit që unë u eleminova! Do të doja që rruga në X Factor të ishte më e gjatë sepse unë kisha dhe shumë më shumë për të treguar për publikun... Deri këtu ishte një rrugë shumë e gjatë për mua dhe një nisje shumë e mirë e karrierës sime si këngëtar. Këtë të martë në emisionin “Promozone” prezantuat këngën tuaj të re? Surprizuese për të gjithë. E kishit realizuar gjatë “X Factor” apo më parë? Ishte një këngë që unë në kohën e lirë gjatë X Factor jam marr me të! Ka qenë dhe një ndihmë nga një pjesëtar i grupit tim Arjonit dhe kënga u realizua deri të martën (vetëm dy ditë pas eleminimit tim). Është një këngë balad rock e cila do të punohet akoma dhe shumë shpejt të gjithë do të kenë mundësinë ta dëgjojnë dhe të gjykojnë! Shpresoj që të pëlqehet! Cilat janë synimet tuaja tashmë, si mendoni se do ta kanalizoni të ardhmen tuaj? Synimet e mia janë që të futem në tregun shqiptar! Do të bëj një album shumë shpejt dhe videoklip githashtu. Do të jetë pak i vështirë fillimi por jam i sigurt që do ja dal pasi tashmë kam mbështjen e shumë njerëzve dhe shumë nga publiku të cilët e pëlqejnë mënyrën si unë këndoj dhe besoj se kjo është mbështetja më e madhe që kam! Unë nuk do t’i zhgënjej! Cila ka qenë gjëja më e mirë që mësuat nga “X Factor”? Kam mësuar shumë gjëra nga X Factor por gjëja më e mirë që kam mësuar nga X Factor është të performojë në një skenë të tillë dhe të punosh intenivisht për të arritur atë që do! Çfarë mesazhesh ke marrë dhe kë do të veçoje më shumë? Kam marr mesazhe pafund për daljen time nga X Factor. Do të veçoja disa fjalë të cilat kanë qenë pothuajse në çdo mesazh: "eleminimi yt ka qenë i padrejtë, ti je fituesi moral i X Factor dhe presim shumë shpejt të dëgjojmë këngë nga ty". Këto dhe shumë fjalë të tjera më kanë mbështetur shumë. Albani ka thënë që tek ju shihte veten, do të preferonit të kishit një këngë me të? Sigurisht që do të doja shumë dhe ndoshta do të jetë e mundur! (qesh) Me anëtarët e tjetër të jurisë ke ndonjë pakënaqësi për votimin në natën e fundit? Hmm… Po në fakt kam! Nuk e prisja nga Zonja Juliana Pasha që mos të më votonte pasi gjithmonë ka bër dallimin me komentet e saj tek mua, por gjitshesi kjo është një lojë! Fituesi i lojës është ai që adhuron publiku dhe di ta bëj publikun për vete! Unë fitimtar jam laguar nga X Factor. Kam marrë shumë dhe kam njohur njerëz të mrekullueshëm!

Të ngjashme