Alketa Vejsiu rrëfehet për herë të parë për jetën e saj private

Postuar më:
Sapo ka festuar 29-vjetorin e lindjes në një festë shumë private me miqtë e saj.  Dhe, si për të celebruar 15 vitet e saj karrierë radiofonike dhe televizive,  Alketa Vejsiu ka menduar të japë intervistën e saj të parë në ekran për Adi  Krastën, të martën në “A show” në “Vizion Plus”. Ajo e ka nisur rrëfimin nga  fillimi i karrierës së saj që kur ishte 14 vjeç si spikere në “Top Albania  Radio”, për ta përmbyllur me “X Factor”, dhe familjen e saj me statusin që mban  tashmë, atë të nënës së një djali dhe një vajze, Lionelit dhe Nikolës. Krasta  vijoi me pyetjen: “Përveç punës për këto programe të mëdha impenjative, ti duhet  të rrisësh dy fëmijët e tu. Ti je një zonjë e mençur mbrapa një burri të  suksesshëm dhe të kujdesshëm, po si ia bën për t’u kujdesur për Nikol dhe  Lionel?” “Unë nuk jam ai njeriu i lustruar që shkëlqej në çdo moment si në  ekran. Në të përditshmen time jam njeri normal, me ritualet e mia të zakonshme”, u përgjigj ajo. Më tej përmendi si një nga ritualet e saj të zakonshme pikërisht  shijimin e kapucinos me briosh, por në Itali, sepse atje ka kuptim”, theksoi  Alketa. “Gjithsesi, edhe këtu e kam gjetur kënaqësinë e gjërave të vogla që ma  bëjnë jetën të bukur”, shtoi më tej. Pyetjeve të Krastës për bashkëshortin e saj  ajo u është përgjigjur në kë mënyrë: “I dashuri im i zemrës është një mik shumë  i mirë dhe që më mbështet gjithmonë, kështu që ai meriton dashurinë dhe  vlerësimin tim. Për mua më e rëndësishmja është familja, dhe për më tepër  familja që unë ngrysem dhe gdhihem çdo ditë e qetë dhe e lumtur, lumturi që  reflektohet në lëkurën time”, ka theksuar Alketa.