Aldo, triumfon mbi grupin “KSAL”

Postuar më:
Vokale te konsoliduar, paraqitje perfekte, juri profesioniste, nje spektakel mbreselenes nen drejtimin profesional te Alketa Vejsiut dhe magjine e Vera Grabockes, ka qene mbremja e te dieles se super-spektaklit “X Factor Albania”. Ashtu si cdo te diel edhe kete jave, kengetaret e rinj kane sjelle interpretime te fuqishme te hiteve boterore, ndersa jane shoqeruar si cdohere nga performanca vizive ne skene, ndihmuar nga fjala e fundit e teknologjise ledwall, duke na dhene frymen e spektakleve boterore.   Por nata e kesaj te diele, ka dhuruar emocione te medha, pasi mblodhi ne nje interpretim te vetem ne nje kenge kolektive konkurrentet e mbetur ende ne gare, “I Got a feeling” apo edhe dueti mbreselenes i Alketa Vejsiut me Alban Skenderaj, qe ngriti peshe publikun, jo vetem ata qe e ndjekin me shume entuziazem ne salle, por duke percjelle nje emocion te vecante edhe te telespektatoret qe e ndjekin nga ekranet e tyre. Kur kane mbetur pak me shume se dy jave, konkurrenca eshte bere me e ashper, numerimi ka filluar mbrapsht drejt 31 Marsit, kur do te jete dhe nata finale e ketij talent-shou, ne te cilin do te shpallet fituesi i edicionit te dyte te super-spektaklit, qe ka rrembyer vemendjen e gjithe shqiptareve kudo ku jetojne. E deshmojne kete edhe 133 mije ndjekesit ne faqen zyrtare te “X Factor Albania” ne “Facebook” dhe komentet ne faqe te ndryshme te ketij rrjeti social. Sfida Tension dhe rrahje te forta zemre kane perjetuar te gjashte konkurrentet, “Ksal”, “Natyral”, Aldo, Arilena, Antonela dhe Kanita, po bashke me ta, sigurisht edhe mentoret e tyre, Albani, Soni, Tuna e Pandi. Perballja e veshtire e show-down kete here, i ka takuar Aldos dhe grupit “KSAL”. Pese djemte nga Shqiperia dhe Kosova, kane lene garen me vendimin e jurise, pasi kane dhuruar interpretime dhe kenge te mrekullueshme, duke nisur keshtu karrieren e tyre muzikore, ne menyren me te denje te mundshme. E keshtu preferencat e publikut, jane bere edhe me evidente, pasi nese u vu re se kategoria e grupeve ishte ajo qe para pak kohesh ishte me e fuqishmja, sot nuk mund te themi te njejten gje. Duket se fuqine per momentin e kane kategoria e vajzave, sepse ka ende dy konkurrente te fuqishme ne gare, sic jane Arilena dhe Antonela. Talent-shou “X-factor Albania”, vijon rrugetimin e tij drejt finales se madhe me 5 konkurrente tashme Arilena, Aldo, “Natyral”, Kanita, dhe Antonela. Njeri prej tyre do te jete fituesi i edicionit te dyte te “X-Factor Albania”, evenimenti me i madh muzikor ne vend, i cili garanton jo vetem emocionet e nje gare te forte, por edhe te nje super-spektakli. “X -Factor Albania” vijon rrugetimin e tij drejt suksesit dhe finales se madhe te 31 Marsit, ne superfuqine Klan HD!  Koha Jone