Aldo Bardhi: “X Factor”, nje shans qe te jepet vetem nje here ne jete

Postuar më:
Te kendoje eshte gjithcka ka dashur te beje ne jete dhe duket se endrra me e madhe e tij po merr forme me shpejt nga sa e priste. Aldo Bardhi eshte nje nga konkurrentet me te forte te X FACTOR ALBANIA 2, spektakel i cili sipas tij po i hap dyert drejt botes se bukur dhe te veshtire te artit. Te gjithe kane ardhur dhe garojne me te njejtin qellim, fitoren, por Aldo Bardhi pervec kontrates me Berman Brothers enderron te kete edhe nje te ardhme te suksesshme ne shoebiz-in shqiptar. Pse jo edhe ne ate te huaj?!   Edhe pak dite na ndajne nga finalja e madhe e spektaklit me te ndjekur muzikor ne Shqiperi, X FACTOR. Ndjehesh i emocionuar Aldo? Jam shume i emocionuar, por akoma me shume i lumtur qe po vazhdoj t’i mbijetoj gares. Te kendoj eshte gjithcka kam dashur te bej ne jete dhe me duket sikur endrra me e madhe imja po kthehet ne realitet me shpejt nga sa e prisja. Si do ta cilesoje eksperiencen ne X FACTOR? Si mundesine me te mire qe mund te te jepet per te marre eksperiencen e duhur per t’u futur ne boten e artit. Qe ne fillim kur jam bere pjese e kesaj gare kam thene: “X Factori eshte nje shans qe te jepet vetem nje here ne jete dhe nuk duhet humbur per asnje arsye”. Te kesh nje produksion gjigand qe punon per te te kthyer nga njeri te thjeshte ne personazh ekrani nuk eshte gje e vogel. Cfare te ka dhene dhe i ke dhene kesaj gare muzikore? Kjo gare muzikore me ka hapur shume dyer ne jete. Me ka ofruar njohje me artiste te medhenj. Me ka dhene eksperience, siguri pra ma ka bere me te lehte rrugen per te depertuar ne boten e showbiz-it. Cfare i kam dhene une ketij spektakli madheshtor? Mendoj se, maksimumin tim ne menyren time. Raporti yt me ndjekesit e tu, ata qe te mbeshtesin? Me pelqen t’i quaj “mbeshtetes” dhe jo “fansa”. Me ata qe me mbeshtesin jam ne kontakt te vazhdueshem. E kane shume te lehte per te me ndjekur me ane te profilit tim ne Facebook, Aldo Bardhi dhe faqes “Aldo Bardhi X Factor Albania 2”. Me pelqen t’i informoj per gjithcka qe bej dhe te jem sa me aktiv me mbeshtetesit per te krijuar nje marredhenie sa me te afert me ta. Mesa shikojme, jo vetem ne rrjetet sociale, (numri i te cileve rritet cdo dite) por edhe ne Teatrin e Tv Klan jane te shumte. Cfare mendon se e ben Aldon te vecante per syte e tyre? Thjeshtesia! I kam premtuar vetes qe, nese nje dite do te behem i njohur do vazhdoj te kem me njerezit po te njejtat relata. Mendoj se asgje me shume, sesa arroganca nuk e shkaterron karrieren e nje artisti. Ketu ne X Factor na kane mesuar te ecim perpara me nje moto: “Kembet ne toke dhe mendjen ne koke”. Mendoj se eshte kuptimplote. Pika jote e forte? Me kane cilesuar si nje interpretues te mire dhe origjinal. Gjithashtu kane thene se arrij te percjell emocion me performancat e mia. Mendoj se juria e X Factor dhe publiku jane pikerisht ata qe duhet te bejne gjykimet. Me e dobeta? Duke qene se jam ende ne konkurim, per arsye gare nuk do preferoja ta tregoj. Endrra me e madhe? Te gjithe kemi ardhur ne kete kompeticion me te njejtin qellim, por une pervec kontrates me Berman Brothers enderroj te kem nje te ardhme te suksesshme ne showbiz-in shqiptar. Pse jo edhe pertej Shqiperise?! E shikon veten fitues te X FACTOR? C’eshte e verteta per fitoren po luftojme te gjithe, por duke qene se te gjithe konkurrentet qe kemi mbetur jemi pothuajse te te njejtit nivel te ben te mendosh se fitues mund te jete gjithsecili prej nesh. Marredhenia me konkurrentet e tjere? Sa miq jeni dhe, me cilin prej tyre ke krijuar me shume shoqeri? Marredheniet me konkurrentet e tjere jane shume te mira, duke qene se jam tip i thjeshte e kam shume te lehte per te krijuar shoqeri dhe per te patur afrimitet me gjithsecilin prej tyre. Ndjen rivalitet ne kete gare Aldo? Te gjithe jemi shume te lidhur, prandaj per pak caste e harrojme rivalitetin, por sigurisht qe pjesen me te madhe te kohes e ndjej dhe fakti qe jam ne nje konkurim me ka bere shume luftarak, por vetem ne skene, sepse jashte saj gjithcka ndryshon. Si e shikon konkurrencen, tani qe rrethi po ngushtohet? Me te forte se kurre. Cdo konkurrent ka vecorine e tij dhe eshte i forte, tani te gjithe kemi arritur ne nje pike ku vetem puna na diferencon nga njeri-tjetri. Gjithsecili prej nesh po punon shume, sepse mbijetesa ne gare po behet gjithmone e me e veshtire. Mentorja jote eshte Soni. Sa punon me ju ajo dhe si eshte raporti yt me te? Soni eshte me ne 24h. Punon maksimalisht me ne dhe na ka dhene te gjitha sekretet profesionale qe ka patur.Ndonjehere gara behet e veshtire dhe e lodhshme, por te dy djemte qe kemi mbetur Sonin e kemi si arsye per te vazhduar garen, sepse ka bere shume per ne dhe duhet t’ia shperblejme gjithe mundin. Sa ka ndikuar ajo ne formimin e Aldos si konkurrent dhe kengetar? Ka ndikuar shume, sepse krahas te kenduarit me ndihmon edhe per te bere zgjedhjet e duhura gjate kesaj periudhe ku une jam duke u zhvilluar si artist. Gjithmone mundohet te me ndjeke hap pas hapi dhe te me coje ne drejtimin e duhur. Perpara se te zbulohej talenti yt ne X FACTOR, si ka qene jeta jote? Perpara se gjithcka te kthehej ne kete qe eshte tani, skena ku une shkrija talentin ishte dushi. Krahas te kenduarit vazhdoja studimet ne shkolle, dilja me shoqerine, harxhoja kohen me gjera qe tani me duken te parendesishme, me pak fjale jetoja jeten si cdo adoleshent i zakonshem. Hobet e tua, pervec muzikes? Pervec te dalurit, nje tjeter hob i imi eshte piktura, te cilen e kam praktikuar qekur isha i vogel. Me pelqen te pikturoj ne kohen e lire. E shoh si shkarkim te energjise negative. I dashuruar Aldo? Une?! Nuk e kuptoj pse, por s’e kam dhe aq te lehte. Keto kohe kam qene i angazhuar me X Factor dhe nuk kam patur kohe per t’iu perkushtuar ketij aspekti, por pasi programi te mbaroje ndoshta do jem ne pritje qe dikush te me ndryshoje (qesh). Shembujt pozitive ne muzike, ikonat nga te cilat frymezohesh? Jam rritur me Usher dhe Chris Broen, por keto 2 vitet e fundit ka filluar te me pelqeje shume Rihanna dhe Bruno mars. Mendoj se jane kengetaret aktuale me te mire dhe do me pelqente te ecja ne hapat e tyre. Dime qe rrymat, me te cilat edhe preferon te eksperimentosh jane R n’ B & Pop. Pse ju shohim pothuajse gjithmone me “soul music”? Nuk duhet te harrojme qe X Factor eshte nje konkurim dhe cdo konkurrent nuk duhet te beje vetem shoe per te kenaqur publikun, por duhet te tregoje edhe vlerat vokale dhe “soul music” eshte ajo qe me ka nxjerre ne pah me shume vokalin. Intervistoi: Albina Gjergji  Koha Jone