Albani “acarohet” me Alketën në mes të spektaklit

Postuar më:
Mbrëmë kanë nisur netët live të spektaklit muzikor,“X Factor”. Momenti më kritik i mbrëmjes,siç ndodh çdo herë, ka qenë momenti i eliminimit ku në, “show down” mbetën Ina dhe grupi Foxy Ladies, nga të cilat, garën e la Ina e që ishte pjesë e grupit të kantautorit, Pandi Laço. Nga të gjithë anëtarët e jurisë, pesha më e madhe ra mbi Alban Skënderaj cili ishte në rrezik ti eliminohej grupi, Foxy Ladies. Në momentin kur ai mori fjalën, publiku nuk pushoi së bëri ovacione gjë që Albanin e irritoi paksa madje, mllefin e shkry në moderatoren e spektaklit, Alketa Vejsiu. “Mendoj që është puna jote ta ndalosh publikun”, iu drejtuar ai Alketës e cila si duket u irritua nga kjo gjë dhe iu kundërvu këngëtarit duke i thënë: “Mendoj se është punë e të gjithëve kjo gjë. Por, publiku na ka përkrahur vazhdimisht dhe mendoj që duhet ti respektojmë në këtë pikë”. Nuk është hera e parë që këta të dy, “sulmohen” me fjalë ngaqë, edhe në edicionin e kaluar të, “X Factor” ka pasur raste kur sidomos Albani, është dukur se nuk e ka edhe aq në qejf Alketën.

Të ngjashme