16 finalistet e “X Factor Albania”

Postuar më:
Jane zgjedhur dje ne mbremje 16 finalistet e edicionit te pare te “X Factor Albania”. Nje nate krejt e vecante, plot emocion, lot, drame dhe ankth jo vetem per konkurrentet, por edhe per mbeshtetesit e tyre, e vete anetaret e jurise, te cilet tashme jane mentore te kategorive te ketij evenimenti muzikor, ka qene ajo e mbremshmja e “X Factor Albania”, nje superprodhim i televizionit Klan me producente artistike Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu. Udhetimi i konkurrenteve te “X Factor Albania” ka qene me siguri me i vecanti nga gjithe kompeticionet e organizuara ne Shqiperi deri me tani. Kjo pasi gjithcka ka nisur me audicionet e vogla ne qytetet perkatese te konkurrenteve, me tej ne audicionet e qyteteve te medha, pastaj fituesit kane mberritur ne Tirane, ne fazen Bootcamp, per te vijuar ne fazen e nxehte ate te Vilave te Anetareve te Jurise, ku me fatlumet (vajzat) shkuan pertej Shqiperise ne qytetin turistik te Venecias, ne Itali. 16 finalistet do te garojne per jave me radhe ne Teatrin Klan, – qe kete here vjen me nje infrastrukture ultramoderne. Sipas kategorive, finalistet jane: Kategoria mbi 23 vjec – Matilda Shushari, Besa Breca, Gerald Zyfi dhe Lirie Rashiti, nga grupet – Clasic Boys (3 djem), Focus (5 vajza), Red Roses (4 vajza), dhe grupi “X” (3 djem), nga kategoria e vajzave jane perzgjedhur: Sheila Haxhiraj, Savjana Vjerdha, Xhesika Polo, Festina Mejzini, dhe nga djemte finaliste do te jene: Anxhelo Miho, Kristo Thano, Arianit Bellopoja dhe Amarildo Shahinaj. Vilat e Jurise Krejt ndryshe nga netet e para deri me tani te “X Factor Albania”, vizitat e konkurrenteve ne Vilat e Anetareve te Jurise kane qene mjaft intime. Te perzgjedhurit nga “Bootcamp” kane performuar nje pas nje perpara mentoreve te tyre, te cilet ne marrjen e vendimit per te gjetur 4 finalistet e cdo kategorie shoqeroheshin edhe nga miq te tyre artiste, per te dhene nje gjykim me te sakte. Grupet Ashtu sic u zbulua nje jave me pare, Pandi Laco u zgjodh mentor i grupeve. Nuk ka qene aspak e lehte per ta te vendosnin per kater grupet me te mira, por vendimi duket se eshte mbeshtetur edhe nga publiku, verifikuar kjo nga komentet ne faqen zyrtare te “X Factor Albania” ne “Facebook”, qe kane bere njerezit paralel me shfaqjen e programit. Por emocionin me te madh e kane perjetuar sigurisht finalistet e perzgjedhur, ku rane ne sy djemte e grupit “Classic Boys”, te cilet pavaresisht te ftohtit, nuk e kursyen veten, por u hodhen nga gezimi ne pishine me gjithe rroba. Mbi 23 vjec Kategoria mbi 23 vjec me mentor Vesa Lumen, dhe mikun e saj kompozitorin Darko Dimitrov ka shijuar pervec emocioneve te gares edhe dite te mrekullueshme ne nje panorame fantastike ne Vilen ne Dajt. Tre vajza dhe nje djale, Matilda, Besa, Lirie dhe Gerald, do te jene finalistet e kesaj kategorie, ndersa me keqardhje mbeten jashte saj, Edmondi, Anxhela, Florjani dhe Doriana. Vajzat Me siguri, Juliana Pasha dhe kolegu i saj Enrico Nordio (X Factor Italia) e kane pasur mjaft te veshtire kur zgjodhen kater vajzat finaliste dhe lane po aq jashte gares. Kjo pasi te gjitha vajzat kane qene te talentuara dhe mjaft te vleresuara, jo vetem nga juria, por edhe nga audienca. Festina, Sheila, Savjana dhe Xhesika kane marre verdiktin per te kaluar ne finale, ndersa Flaka, Sigi, Maria dhe Antonela e lane garen ne kete faze. Por, padyshim, tete vajzat kane qene me me fat se kategorite e tjera, pasi perzgjedhja e tyre eshte bere ne nje nga vendet me te bukura te Europes, sic eshte Venecia. Persos emocioneve, vajzat kane shijuar edhe nje tur te vecante, qe sigurisht do te lere mbresa tek to. Djemte Po aq e veshtire ka qene per Alban Skenderaj dhe mikun e tij, kantautorin Bojken Lako, kur mes tete konkurrenteve zgjodhen 4 djemte finalist. Ashtu sic ua komunikoi vete Albani, ai kerkoi qe ne grupin e tij te kishte larmi zerash. Nen kete ide, ai perzgjodhi per ne finalen e “X Factor Albania”: Anxhelon, Kriston, Amarildon dhe Arianitin. Jashte finales mbeten, Leotrim Zejnullahu, Gentian Deda, Dritan Maraj dhe Rezart Saliaj. Netet “live” Tashme qe 16 finalistet u zgjodhen, shfaqja eshte gati. Te dieles se ardhshme gjithcka do te fokusohet ne Teatrin Klan. “X Factor Albania” ne televizionin Klan do te transmetohet ne “High Definition”, nga nje studio e re, me nje teknologji moderne, nen profesionalizmin e emrave prestigjioze te medias italiane, me skenografi te Gaetoano Casttelo ne ndricim Marcello Jazzeti, drejtori i fotografise se “X Factor Italian”, (i cili do te jete, tashme drejtor i fotografise se “X Factor Albania”), shef i ndricimit te “Sky”, nje stafi te pasionuar teknik ne “Klan” qe ka punuar 2 muaj rresht per te perfunduar skenen e re, e cila do te jete vertete mbreselenese. Finalistet Kategoria mbi 23 vjec Matilda Shushari Besa Breca Gerald Zyfi Lirie Rashiti Grupe Clasic Boys (3 djem) Focus (5 vajza) Red Roses (4 vajza) “X” (3 djem) Vajza Sheila Haxhiraj Savjana Vjerdha Xhesika Polo Festina Mejzini Djemte Anxhelo Miho Kristo Thano Arianit Bellopoja Amarildo Shahinaj